Trajnimi i trajnerëve për Përdorimin e Sigurt të Pesticideve: Roli kyç i ofruesve të inputeve për trajnime në sektorin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

Ndërgjegjësimi për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve është i domosdoshëm në Kosovë, dhe trajnimet profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm, luajnë një rol kyç në këtë drejtim. Duke e njohur këtë nevojë, AgroDev organizoi një trajnim shtesë të specializuar për agronomët e angazhuar tek tregtaret e inputeve bujqësore, me qëllim zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe thellimin e njohurive në temën e lartëcekur, të cilat ata i përcjellin tek fermerët.

Temat kryesore përfshinë:

✅ Leximi dhe interpretimi i etiketave të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB)

✅ Përdorimi i duhur i pajisjeve personale mbrojtëse (PPE), gjatë aplikimit të pesticideve

✅ Kalibrimi i spërkatësve për një aplikim efektiv

✅ Llogaritja e dozave për produktet për mbrojtjen e bimëve në formulime të lëngshme

✅ Menaxhimi dhe asgjësimi i sigurt produkteve të skaduara dhe paketimeve të zbrazëta të PMB

✅ Respektimi i niveleve maksimale të mbetjeve (MRL)

Në këto trajnime morën pjesë agronomë nga kompanitë më të suksesshme të inputeve bujqësore, të cilët i falënderojmë për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për t’u pajisur me njohuri të reja mbi ndryshimin e qasjes në këshillimin e fermerëve. Falë ekspertizës së znj. Manon Dohmen, pjesëmarrësit u njohën me strategji të reja për rritjen e efikasitetit në shitje dhe forcimin e bashkëpunimit mes palëve.

Përveç angazhimit të znj. Dohmen, trajnimi u zhvillua në gjuhën shqipe nga trajnerët lokal: Dr. Rozafa Fetahaj, Dr. Saranda Musa, PhD cand. Etleva Haxhia dhe M.Sc. Naim Krasniqi. Profesionalizmi dhe qartësia e tyre në transmetimin e njohurive u vlerësuan lartë nga pjesëmarrësit.

Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata të kompetencës në Përdorimin e sigurt të pesticideve dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata që treguan angazhim, besim dhe dëshirë për të përditësuar njohuritë e tyre. Sektori i bujqësisë po zhvillohet me shpejtësi dhe vetëm përmes edukimit të vazhdueshëm mund të qëndrojmë në hap me risitë dhe zhvillimet me te fundit. Këto trajnime ofruan pikërisht këtë – një bazë të fortë njohurish për një sektor më të sigurt dhe të avancuar! 🌱

Scroll to Top