Trajnimi dhe Certifikimi i Trajnerëve & Formimi i Grupit të Shërbimeve Këshilluese në AgroDev

Nga 13 janari deri më 6 mars 2025, AgroDev organizoi me sukses trajnime në kuadër të programit Trajnimi i Trajnerëve (ToT) për Përdorimin e Sigurt të Pesticideve, duke pajisur 23 trajnerë me njohuri thelbësore dhe aftësi praktike për të realizuar sesione trajnimi me ndikim në të gjithë vendin. Nën udhëheqjen e ekspertes ndërkombëtare Znj. Manon Dohmen, pjesëmarrësit trajtuan përdorimin e sigurt të pesticideve, modelin SDF (Set up, Delivery and Finish) dhe forcuan teknikat e tyre të trajnimit.

✅ Çdo trajner u certifikua për kompetencën e treguar dhe tani është gati të përcjellë këtë njohuri të rëndësishme te fermerët, studentët dhe profesionistët e tjerë, duke luajtur një rol kyç në sektorin bujqësor.

🧑‍🌾 Në të njëjtën kohë, u mbajt edhe një trajnim i specializuar për agronomët që punojnë në kompanitë furnizuese të inputeve bujqësore, me fokus në:

🔹 Përdorimin e duhur të Pajisjeve Mbrojtëse Personale (PPE)
🔹 Leximin e saktë të etiketave të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PPP)
🔹 Kalibrimin e spërkatësve dhe llogaritjen e dozës
🔹 Asgjësimin e sigurt të produkteve të skaduara dhe ambalazheve bosh
🔹 Respektimin e niveleve maksimale të mbetjeve (MRLs)

📜 Të gjithë agronomët u certifikuan, duke forcuar më tej kapacitetin e tyre për të ofruar këshilla profesionale për fermerët.

👏 Këto trajnime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sektori bujqësor më të sigurt, më të informuar dhe më të qëndrueshëm në Kosovë!

Ky aktivitet u organizua nga AgroDev Kosovo me mbështetjen financiare të KEP Trust, të cilëve u jemi thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe besimin në misionin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor!

Scroll to Top