Sesion Informues për Thirrjen për Ide Inovative në Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”

Më 13 qershor 2025, Fondacioni AgroDev Kosovo, në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” – Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, organizoi një sesion informues për studentët, me qëllim prezantimin e thirrjes së hapur për aplikim për Ide Inovative në Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike.

Kjo iniciativë synon të mbështesë ide praktike dhe të zbatueshme nga të rinjtë dhe profesionistët e ardhshëm të sektorit bujqësor, të cilat kontribuojnë në përballimin e sfidave që sjellin ndryshimet klimatike përmes masave të zbutjes dhe përshtatjes.

Gjatë sesionit, studentët u informuan mbi:

  • Qëllimin e thirrjes dhe përfitimet që ofron për aplikuesit,
  • Detajet mbi procesin e aplikimit dhe kriteret e vlerësimit të ideve,
  • Hapat konkretë për përfshirje në këtë iniciativë.

Kjo thirrje paraqet një mundësi unike për të rinjtë që të kontribuojnë me ide kreative dhe zgjidhje konkrete për një të ardhme më të qëndrueshme në bujqësi.

Për të inkurajuar pjesëmarrjen dhe kreativitetin, janë paraparë edhe çmime motivuese për idetë më të mira:

  • 🥇 Vendi i parë – 15,000€ (Medalje e artë),
  • 🥈 Vendi i dytë – 10,000€ (Medalje e argjendtë),
  • 🥉 Vendi i tretë – 5,000€ (Medalje e bronztë).

Aplikimi bëhet online përmes linkut: https://forms.gle/x4NiRSHkoc2Q26f5A, dhe afati i fundit për aplikim është 12 korrik 2025.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e partnerit tonë afatgjatë, KEP Trust, institucioni mikrofinanciar lider në Kosovë, i cili vazhdon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë përmes përkrahjes së iniciativave

Scroll to Top