Përfundoi me sukses sesioni i parë i trajnimit për Grupin e Dytë mbi Përdorimin e Sigurt të Pesticideve

Grupi i dytë i trajnerëve për Përdorimin e Sigurt të Pesticideve ka përfunduar me sukses sesionin e parë të trajnimit. Ky sesion ka përfshirë me një fokusi të veçantë në ndërtimin e një baze të fortë teknike, si dhe në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të realizuar prezantime dhe trajnime profesionale, të cilat janë thelbësore për të arritur një nivel të lartë efikasiteti në mbështetje të praktikave të sigurta të përdorimit të pesticideve.

Trajnimi u mbajt nga znj. Manon Dohmen, një eksperte e njohur, e cila ndau me pjesëmarrësit përvojën dhe njohuritë e saj. Ajo u fokusua në zhvillimin e aftësive për t’u përgatitur dhe ofruar sesione trajnimi që janë interaktive, tërheqëse dhe, mbi të gjitha, efektive.

Përmes këtij trajnimi, ata kishin mundësinë të:

✅ Zhvillojnë aftësi të avancuara për organizimin e trajnimeve dhe menaxhimin e grupeve, me fokus në komunikimin e qartë dhe efektiv.
✅ Mësojnë dhe aplikojnë metoda moderne dhe interaktive të trajnimit që lejojnë një qasje më tërheqëse dhe të kuptueshme për audiencën.
✅ Pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete praktike që u ndihmuan të forcojnë njohuritë dhe shkathtësitë e marra, duke i mundësuar atyre të aplikonin atë që mësuan në situata reale.

Ky trajnim interaktiv dhe frymëzues shënoi fillimin e një udhëtimi të rëndësishëm për trajnerët, duke u ofruar atyre mjetet dhe njohuritë e nevojshme për t’u bërë udhëheqës të suksesshëm dhe për të ofruar sesione trajnimi me ndikim të lartë.

Një falënderim i veçantë shkon për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëmarrësve, të cilët demonstruan dëshirën dhe gatishmërinë për të përvetësuar këto aftësi të rëndësishme. Po ashtu, një mirënjohje e madhe i shkon znj. Dohmen për udhëheqjen e shkëlqyer dhe për krijimin e një atmosfere mësimore që ishte e pasur dhe e dobishme për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e trajnerëve të rinj, të cilët do të jenë të aftë të ndikojnë pozitivisht dhe do të kontriboj në përhapjen e njohurive. Shpresojmë që këto aftësi të zhvilluara gjatë trajnimit të shërbejnë si një bazë e fortë për suksesin e trajnerëve në të ardhmen dhe për zhvillimin e një bujqësie më të qëndrueshme.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni AgroDev Kosovo dhe Agro Portal, dhe u mbështet financiarisht nga KEP Trust, institucioni mikrofinanciar lider në Kosovë, i cili vazhdon të mbështesë zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për fermerët dhe profesionistët e tjerë të fushës.

Scroll to Top