Me kënaqësi njoftojmë se sot, më 21 maj 2025, Fondacioni AgroDev Kosovo ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MM) me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe bashkëpunimit për projekte të përbashkëta në të mirë të zhvillimit të sektorit bujqësor në Kosovë.
Ky bashkëpunim përfshin:
- Organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe aktiviteteve për shkëmbim përvojash ndërmjet studentëve, akademikëve dhe profesionistëve të sektorit bujqësor
- Thirrje të përbashkëta për projekte dhe mundësi të reja në fushën e bujqësisë
- Iniciativa të përbashkëta në Bujqësinë Digjitale dhe promovimin e teknologjive të mençura në sektorin agro-ushqimor
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të:
- Nxisin bashkëpunimin ndërmjet sektorit akademik dhe atij privat
- Promovojnë zgjidhje inovative për sfidat e bujqësisë, sidomos në përballje me ndryshimet klimatike
- Mbështesin zhvillimin profesional të studentëve dhe përafrimin e tyre me kërkesat e tregut të punës
- Forcojnë partneritetet për një bujqësi më të qëndrueshme dhe konkurruese
Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes së dijes me praktikën dhe drejt krijimit të një të ardhmeje më të mirë për bujqësinë në Kosovë. Fondacioni AgroDev Kosovo mbetet i përkushtuar në misionin e tij për të mbështetur zhvillimin bujqësor përmes bashkëpunimit, inovacionit dhe edukimit.