📍 Hotel Sirius, Prishtinë
🗓️ E hënë, 23 Qershor 2025
Sot në Prishtinë u mbajt një takim i rëndësishëm mes gazetarëve, ekspertëve të bujqësisë dhe përfaqësuesve të fermerëve, me qëllim që të diskutohet: Si duhet të duken lajmet që i shërbejnë vërtet sektorit bujqësor?
Kjo temĂ« u trajtua pĂ«rmes njĂ« punĂ«torie me fokus tĂ« veçantĂ«: “Teknikat e raportimit bujqĂ«sor – ÇfarĂ« duan tĂ« shohin fermerĂ«t nĂ« media?”
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet mediave dhe komunitetit bujqësor, duke përmirësuar cilësinë dhe përmbajtjen e lajmeve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fermerëve.
Theksi u vendos në krijimin e përmbajtjes me kuptim, duke përfshirë informacione për kushtet klimatike, ndryshimet e çmimeve dhe rrëfime suksesi nga terreni. Këto tema janë të rëndësishme për orientimin e fermerëve në vendimmarrjet e tyre të përditshme.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të mediave bujqësore, shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve, të cilët ndanë përvojat dhe sfidat e tyre në raportimin për sektorin. U diskutua gjithashtu nevoja për ndërtimin e një qasjeje më profesionale dhe të besueshme ndaj informimit bujqësor.
Moduli i trajnimit të ofruar në këtë aktivitet ndihmoi gazetarët të forcojnë aftësitë e tyre për të krijuar përmbajtje të saktë, të dobishme dhe të ndjeshme ndaj nevojave të sektorit bujqësor.
🤝 Ky aktivitet mbështetet nga projekti EREA, i cili implementohet nga Caritas-i Zviceran në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).



