PSE PO E ORGANIZOJMË FORUMIN BIZNESOR TË BORONICËS ?

Ne jemi ndër vendet që kemi kushte të përshtatshme klimatike për prodhimin e boronicës, e përparësi e madhe është dritarja e prodhimit që e kemi gjatë muajit qershor, kur Evropa Perëndimore nuk ka prodhim. Sipas ekspertëve të kësaj lëmie, ne kemi ende një shans për të qenë furnizues atraktiv i boronicës për në Evropën Perëndimore. Por, a na çlirojnë këto perspektiva optimiste nga të shkojmë në të ardhmen dhe të përballemi me sfidat e prodhimit të boronicës?

Me ngritjen e pemishteve, fermerët tanë planifikojnë të vjelin fruta prej tyre dhe të nxjerrin përfitime financiare nga shitja e boronicës. Duke investuar në teknologjitë e fundit, mbjelljen në vazo, mandej instalimet kundër breshërit, instalimet e ujitjes në formë të shiut për mbrojtje nga temperaturat e larta, etj. që t’i mbrojmë frutat edhe nga ndryshimet klimatike të cilat kanë ndikuar edhe te boronica e cila kultivohet në vendin tonë. Por a mjafton kjo? Sot është e nevojshme t’i hedhim një vështrim më të gjerë tregut të boronicave dhe çfarë po ndodh tani në këtë sektor, dhe ajo që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Me rritjen e prodhimit të boronicës në Kosovë, vendet e Ballkanit perëndimor ashtu edhe në vendet e tjera evropiane, duhet të merret parasysh një rritje e ofertës së frutave të boronicës. A do të thotë kjo rënie çmimesh?  Ne mendojmë që po, dhe kjo veçse është duke ndodhur.

Si mund ta përballojmë këtë situatë?

Zingjiri i vlerës nuk është i kompletuar në sektorin e boronicës në Kosovë. Ai, qëndron mirë në disa hallka si: teknologjitë e prodhimit, edukimin e fermerëve, agronomëve të rijnë, në standardet e sigurisë ushqimore, promovim, mirëpo kemi shkëputje të zingjirit në ngritjen e vlerës së produktit, respektivisht industria ka mungesë të pikave grumbulluese me pajisjet përcjellëse të linjave seleksionuese dhe paketuese të cilat do të ja rrisnin vlerën produktit dhe do të përballoheshin shumë më lehtë rëniet e çmimeve në bursën ndërkombëtare.  Deri më tani boronica e freskët është eksportuar në Evropë në arka prej 4 kg, ku pastaj atje është selektuar dhe paketuar.  Vlen të theksohet se përmes pjesëmarrjeve në panaire ndërkombëtare gjatë viteve të fundit (Fruit Logistica në Berlin; Fruit Atraction në Madrid; Anuga në Koln; Sial në Paris etj) dhe duke ekspozuar boronicën e kultivar në Kosovë; kemi kërkesa të mëdha që ta eksportojmë boronicën ne paketime të vogla 200-250 g, dhe me çmime shumë më të favorshme pra, eksport për përdoruesit final. Ndërsa, për të arritur këtë, ne duhet që tani të mendojmë për kompletimin e zingjirit të vlerës, respektivisht kompletimin e infrastrukturës.

Kosova ka 110 ha me boronicë dhe interesim të lartë në zgjerim të sipërfaqeve, me qarkullim të brendshëm dhe eksport me mbi 1.5 milion €, dhe me mbi 1000 punëtor sezonal të punësuar.

Me këtë investim të gjithë mund të përfitojnë, të ndihmojnë veten dhe të tjerët.

Siç raportojnë përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me pakicë, por edhe fermerëve të cilët deri më tani në vendin tonë janë duke luajtur rolin edhe të eksportuesit, shitja e boronicave po rritet vit pas viti. Kjo tregon se tregu i Kosovës dhe i Shqipërisë mund të zhvillohet shumë, dhe shitjet e boronicës mund të rriten.

Ndër sfidat e boronicës për vitet në vijim sigurisht që do të jetë edhe sigurimi i numrit të duhur të punonjësve për vjeljen e frutave. Në këtë rast, është rrit kostoja e vjeljes për shkak të pritshmërive në rritje të punonjësve potencialë dhe disponueshmërisë së tyre gjithnjë në rënie. Vetë qasja ndaj punonjësve duhet të ndryshojë gjithashtu, motivimi për të punuar duhet të jetë shpërblimi më i mirë – për efikasitet, respektivisht për cilësinë e të vjelurave, si dhe për raportim sistematik në punë. Zgjidhje të tilla janë tashmë të zakonshme në vendet ku kostot e punës janë shumë më të larta se në Kosovë.

Shoqata nacionale ‘Mjedra e Kosovës’ duke organizuar Forumin Biznesor të Boronicave me 17 dhe 18 Maj në Prishtinë dhe Maxhunaj, Vushtrri te pemishtja moderne e boronicave ‘Berrykode’  përpiqemi të adresojmë sfidat me të cilat do të ballafaqohet sektori i boronicës ne te ardhmen e afërt. Ne do të prezantojmë praktikat e mira të kultivimit dhe shitjeve, ku do ti ftojmë specialistët më të mirë në botë të ndajnë njohuritë e tyre me ne, takohemi po ashtu në fushë, për të mësuar nga ekspertët më të mirë parimet e menaxhimit të një pemishteje model në praktikë. Prodhuesit kosovar të boronicës kanë arritur tashmë një sukses të madh në Evropë, dhe boronicat tona shoqërohen me shije të mirë dhe cilësi të jashtëzakonshme. Le ta respektojmë këtë imazh të mirë dhe të kujdesemi për të.

Përdorni mirë njohuritë që do t’i merrni në Forumin Biznesor të Boronicës në Prishtinë, le t’ju lejojë ky forum që t’i qartësoni idetë  tuaja, të zhvilloni prodhimin dhe ta avanconi biznesin tuaj të boronicës në drejtimin e duhur.

Së bashku krijojmë një të ardhme të boronicës në Kosovë!

A ka të ardhme boronica në Kosovë – varet vetëm nga ne.

 

Dr. sc. Kujtim Lepaja – Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Nacionale “Mjedra e Kosovës” për Agro Portalin

 

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI