Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE)

Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) ka si qëllim kryesor të krijojë vende pune të qëndrueshme përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. PPSE punon në dy sektorë.

 Ushqimi dhe Përbërësit Natyralë: intervenime në sektorët e frutave dhe perimeve të freskëta dhe të përpunuara, bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe sektorit të konditorisë.

 Turizmi: intervenime që synojnë t’i kontribuojnë direkt rritjes së numrit të turistëve që kalojnë më shumë kohë dhe shpenzojnë më shumë në destinacion, duke rezultuar në rritje të të ardhurave dhe të punësimit.

PPSE ka edhe Fondin e Mundësive për Bashkëinvestim, një mekanizëm që nxit rritjen e qëndrueshme të sektorit privat përmes zgjerimit dhe investimeve duke testuar ide inovative në dy sektorët e projektit, si dhe Fondin për Gjithëpërfshirje Sociale si instrument që mbështet krijimin e vendeve të punës në sektorin privat për komunitetet minoritet dhe grupet e tjera të margjinalizuara, me fokus të veçantë tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

PPSE (nëntor 2017–nëntor 2021) financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

 

www.ppse-kosovo.org
NGJARJET
<
Prill, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI