Prezenca e bimëve helmuese në kullota

Duhet pasur kujdes sepse shumë bimë helmuese jetojnë afër bimëve të kullotave dhe mund të shkaktojnë helmime në shkallë të ndryshme.

Kafshët kur i dërgojmë në kullota duhet bërë kontrollimin e terrenit sepse rreziku nga helmimi mund të vijë kur kafshët e ndërrojnë kullotën dhe kalojnë në kullotë të re, ku ndërron përbërja floristike dhe ku mund të ketë edhe bimë helmuese. Por ka raste që edhe pse kemi marrë masa preventive mund të ndodhin shembuj të helmimit.

Ndjeshmëria e kafshëve të buta në lëndët e bimëve helmuese varet nga mënyra dhe regjimi i ushqimit. Kafshët e egra janë të adaptuara për tu ushqyer në natyrë të lirë me ç’rast kanë fituar imunitet në bimët helmuese. Sa u përket kafshëve shtëpiake jopertypësit janë më të ndjeshëm se përtypësit.

Shkalla e helmimit të kafshëve shtëpiake me bimë helmuese varet prej shumë faktorëve. Një prej atyre me rëndësi është sasia e lëndëve toksike që kanë hyrë në organizëm dhe natyra kimike e lëndëve te bimët e ndryshme.

Njohja e bimëve helmuese është e lidhur me praktikën veterinare-sanitare. Kontrollimi i sanës dhe ushqimeve të tjera të lëngëta, eventualisht prezenca e bimëve helmuese ose të farave të tyre, gjethësisht përcaktimi i cilësisë së mishit ose qumështit të kafshëve që kanë qenë të helmuara me bimë helmuese janë shembuj që ilustrojnë këtë. Është e qartë se njohja e bimëve helmuese dhe veprimi i tyre ngushtë e lidhur me disiplinat e ndryshme veterinare, e konkretisht me patofiziologjinë, patologjinë dhe disiplinat e ndryshme klinike.

Pasojat ekonomike të helmimit me bimë janë të ndryshme. Krahas ngordhjes së kafshëve, mund të shkaktojë mungesën e mishit dhe qumështit në treg, leshit fuqisë punëtore. Helmimi me bimë mund të jetë katastrofal dhe i shkakton dëme të mëdha bujqësisë.

Pas helmimit organizmi i kafshës dobësohet dhe shpejt i nënshtrohet sëmundjeve infektive. Dëme më të mëdha nga helmimi i kafshëve me bimë helmuese kanë pësuar sidomos ato vende që kanë sipërfaqe të mëdha të papunuar.

Si masë preventive në ushqimin e kafshëve bën që njeriu duhet të bëjë kontrollimin e ushqimit. Sana që ka përqindje më të madhe të bimëve toksike, ushqimi që posedon sasi të madhe të farave të bimëve helmuese mund të shkaktojnë helmime të lehta apo të rënda e në disa raste mund të shkaktojë ngordhjen e kafshëve

Disa prej bimëve helmuese

  • Rumex crispus – Lepjet kaçurrele
  • Anagallis arvensis – BARCAPOI
  • Galium mollugo –  Mollagë ngjitëse
  • Helleborus odorus – Shpendra

 

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Maj, 2023
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI