Organizohet Tryezë Diskutimi me temën “Gjetja e mekanizmave për ofrimin e shërbimeve këshilluese bujqësore Private në Kosovë”.

Fondacioni AgroDev Kosovo, dje mbajti Tryezë Diskutimi me temën “Gjetja e mekanizmave për ofrimin e shërbimeve këshilluese bujqësore Private në Kosovë”.
Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, të donatorëve kryesor që merren me këshilldhënie, ekspertë dhe përfaqësues nga shoqatat aktive të sektorit të bujqësisë në Kosovë, u mblodhën për të diskutuar dhe adresuar gjetjen e mekanizmave për ofrimin e shërbimeve këshilluese bujqësore Private në Kosovë.
Temat që u trajtuan përfshinin problematikat e rëndësishme në fushën e këshilldhënies si dhe zgjidhjet dhe rekomandimet potenciale të tyre.
Deri me tani, nga ana e qeverisë janë përkrahur kompani private me mjete bukur të mëdha financiare për ofrimin e shërbimeve këshilluese por, pa ndonjë rezultat konkret. Prandaj, u diskutuan edhe çështjet e ndryshimit të politikave mbështetëse dhe krijimi i mekanizmave nga ana e qeverisë për mbështetje financiare të shoqatave kredibile, përfaqësuese të industrisë për ofrimin e këshilldhënies tek fermerët në sektorë të caktuar, në mënyrë përkrahja të jetë më transparente dhe llogaridhënëse.
Tryeza u organizua nga Fondacioni AgroDev Kosovo në kuadër të Projektit #SIRED, implementuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe financuar nga Austrian Development Agency.

Shiqo PDF