Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Organizimi i kësaj konference u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i jetesës dhe forcimi i pozitës së fermerëve të qumështit në zonat rurale”, implementuar nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) në Kosovë dhe financuar nga WE EFFECT.
Konferenca kishte fokus zhvillimet aktuale, sfidat dhe mundësitë në këtë sektor, duke përfshirë prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, e cila adresoi çështjet që ndihmojnë në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me rëndësinë e sektorit të qumështit dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme. Këtë konferencë me prezencë e nderoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci, i cili paraqiti Programin për bujqësi dhe zhvillim rural si dhe masat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, për sektorin e blegtorisë.
Akterë kryesor vendor dhe regjional (nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) prezantuan, si dhe ishin pjesë të panelit të diskutimit ne temën “E ardhmja e sektorit të prodhimit të qumështit, sfidat e sektorit ”. Po ashtu, në fund u realizua një diskutim i hapur ndërmjet fermerëve dhe palëve tjera me interes që ishin prezent; me penalistët e kësaj konference. Gjetjet kryesore që dolën nga kjo konferencë e të cilat kërkojnë zgjidhje nga akterët kryesorë duke përfshirë institucionet vendimmarrëse, ishin: mungesa e infrastrukturës adekuate, modernizimi i fermës, mungesa e fuqisë punëtore si dhe ri-shikim dhe ri-organizim i masave qeveritare në këtë sektor.
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?