THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT NGA SHOQATA E PËRPUNUESVE TË FRUTAVE DHE PERIMEVE TË KOSOVËS (PePeKo)

Nëse jeni një ndërmarrje e vogël ose e mesme që merret me përpunimin e frutave dhe perimeve, aplikoni për t’u bërë pjesë e Programit SCORE dhe përfitoni nga vlerësime profesionale, rekomandime për rritjen e produktivitetit, përmirësimin e proceseve të punës dhe forcimin e bashkëpunimit në vendin e punës.

Programi SCORE zbatohet nga Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) në kuadër të projektit “Labour Inspectorate Efficiency”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.

Përmes këtij programi, ndërmarrjet e përzgjedhura do të përfitojnë:
• vlerësime profesionale në vendin e punës
• rekomandime për rritjen e produktivitetit
• përmirësim të proceseve operative
• forcim të bashkëpunimit dhe organizimit të brendshëm

Pjesëmarrja është pa pagesë për ndërmarrjet e përzgjedhura.

Afati i aplikimit: 23 Qershor 2026

Për më shumë informata dhe për të pranuar formularin e aplikimit: [info@pepeko.org]

Mos e humbni këtë mundësi për të zhvilluar dhe forcuar biznesin tuaj!

Scroll to Top