THIRRJE PËR BIZNESE NGA ODA EKONOMIKE E KOSOVËS – MENTORIM PROFESIONAL NGA EKSPERTËT E DIASPORËS

Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset të aplikojnë për programin e mentorimit profesional në kuadër të projektit “Connecting Kosovo Businesses with Diaspora”.

Në kuadër të projektit HOME (Holistic Opportunities for Migrant and Diaspora Engagement), Oda Ekonomike e Kosovës, si partner lokal i Caritas-it Zviceran, po krijon mundësi konkrete për lidhjen e bizneseve vendore me ekspertë të diasporës përmes sesioneve të mentorimit profesional.

Çfarë ofron programi?

Hulumtim dhe gjetja e partnerëve në diasporë;

Ndarja e equity-t si formë e tërheqjes së investimeve në biznes;

Përgatitja dhe prezantimi i ofertave për investim dhe bashkëpunim tregtar;

Negocimi dhe lidhja e kontratave tregtare.

Kriteret e përzgjedhjes:

Biznese prodhuese apo me shërbime të eksportueshme;

Të themeluara së paku 3 vjet;

Prioritet bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave;

Gatishmëri për bashkëpunim gjatë procesit të mentorimit.

Afati i fundit për aplikim: 05 Qershor 2026

Vetëm bizneset e përzgjedhura do të kontaktohen.

Të gjitha të dhënat e paraqitura në formularin e aplikimit do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit HOME, financuar nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit.

Linku për aplikim: https://forms.office.com/e/kUBMcijpAT

Aplikoni dhe përfitoni nga kjo mundësi për t’u lidhur me ekspertizën dhe potencialin e diasporës!

Scroll to Top