Smajl Balaj, fitues i Thirrjes për Ide Inovative në bujqësi

Me kënaqësi njoftojmë se z. Smajl Balaj, fermer lider i dredhëzës, është shpallur njëri ndër fituesit e Thirrjes për Ide Inovative për “Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike”.

Ideja fituese e tij, me titull “Fermeri i zgjuar ndaj kushteve klimatike – zgjidhje të thjeshta për sfida të mëdha”, paraqet një qasje praktike dhe vizionare që ofron masa konkrete për përshtatjen ndaj sfidave klimatike. Kjo iniciativë jo vetëm që transformon praktikat bujqësore, por edhe rrit qëndrueshmërinë e fermerëve në sektorin e bujqësisë.

Ky çmim, i ofruar nga Fondacioni AgroDev Kosovo përmes Sfidës për Ide Inovative ndaj Ndryshimeve Klimatike, dëshmon se ndryshimi fillon nga toka – nga prodhimi, puna dhe vizioni i fermerëve tanë.

Urime për Smajl Balajn, i cili tashmë shërben si një shembull frymëzimi për fermerët dhe të rinjtë që besojnë se edhe idetë më të thjeshta mund të kthehen në zgjidhje të mëdha.

Në ditët në vijim, AgroDev Kosovo do të ndajë detaje mbi inaugurimin dhe promovimin e kësaj zgjidhjeje inovative që synon të sjellë përfitime afatgjata për bujqësinë vendore.

Ky aktivitet mbështetet nga KEP Trust, institucioni lider në sektorin e mikrofinancave në Kosovë.

Scroll to Top