Mundësi e hapur për teknologji dhe inovacion në mbështetje të aktiviteteve të sektorit të bujqësisë në Kosovë
Data e publikimit: 02.10.2026
SFONDI
Bujqësia në Kosovë po kalon gradualisht drejt sistemeve të prodhimit më efikase, të bazuara në të dhëna dhe më të orientuara drejt tregut. Teknologjia dhe inovacioni mund të luajnë një rol të rëndësishëm në adresimin e këtyre sfidave. Mjetet digjitale, vendimmarrja e bazuar në të dhëna, teknologjitë e mençura për menaxhimin e fermës, bujqësia precize, sistemet digjitale të gjurmueshmërisë, zgjidhjet për menaxhimin e fermës dhe mekanizmat inovativë financiarë mund t’i ndihmojnë fermerët dhe bizneset bujqësore të rrisin produktivitetin, të zvogëlojnë rreziqet, të forcojnë lidhjet me tregun dhe të marrin vendime më të informuara.
Për adresimin e këtyre sfidave, AgroDev Foundationhap sfidën për zgjidhje në bujqësi dhe financimin e zinxhirëve të vlerës, një garë e hapur e dizajnuar për të identifikuar, promovuar dhe mbështetur zgjidhje inovative që mund të kontribuojnë në zhvillimin e një sektori bujqësor më produktiv, efikas, konkurrues dhe më të lidhur me shërbimet financiare në Kosovë.
Sfida do të ofrojë mundësi për fermerë, agronomë, biznese bujqësore, zhvillues të teknologjive, studiues, të rinj inovatorë dhe akterë të tjerë relevantë që të prezantojnë zgjidhje praktike ndaj sfidave reale përgjatë zinxhirëve të vlerës në bujqësi.
QASJA DHE STRATEGJIA E AGRODEV
Përmes kësaj thirrjeje, AgroDev synon të mbështesë zhvillimin dhe përvetësimin e zgjidhjeve praktike, të mbështetura nga teknologjia dhe të orientuara drejt bujqësisë, të cilat u përgjigjen nevojave të fermerëve dhe aktorëve të tjerë të zinxhirit të vlerës. Nisma nuk do të fokusohet vetëm në digjitalizim, por në aplikimin e teknologjisë dhe inovacionit për përmirësimin e prodhimit bujqësor dhe performancës së zinxhirëve të vlerës.
Sfida do të kërkojë zgjidhje që mund të kontribuojnë në:
- përmirësimin e produktivitetit të fermës dhe planifikimit të prodhimit;
- përmirësimin e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së përgjithshme të zinxhirëve të vlerës në bujqësi.
- forcimin dhe promovimin e praktikave të mira bujqësore;
- përmirësimin e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave në bujqësi;
AgroDev do t’u japë përparësi zgjidhjeve që ndërthurin njohuritë bujqësore me teknologjinë dhe inovacionin, në vend të zgjidhjeve teknologjike që kanë ndërlidhje të kufizuar praktike për prodhimin bujqësor.
FUSHAT ME INTERES
Aplikantët inkurajohen të propozojnë zgjidhje që adresojnë një ose më shumë nga fushat e mëposhtme:
1. Menaxhimi i mençur i fermës dhe vendimmarrja
2. Financimi Bujqësor dhe Menaxhimi i Rrezikut
3. Teknologjia dhe Pajisjet e menqura Bujqësore
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Sfida është e hapur për individë, organizata dhe subjekte që zhvillojnë ose zbatojnë zgjidhje inovative për bujqësinë, duke përfshirë:
- Fermerë, ekspertë dhe akterë të tjerë relevantë – persona fizikë të pajisur me NIF, si dhe kompani apo subjekte të tjera juridike
Inkurajohen veçanërisht partneritetet ndërmjet aktorëve të bujqësisë dhe teknologjisë, me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve praktike që mund të aplikohen dhe testohen në sektorin bujqësor.
KRITERET E PËRSHTATSHMËRISË
Aplikantët duhet të plotësojnë të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:
- Të kenë zhvilluar një koncept ose prototip të zgjidhjes së propozuar;
- Të kenë zhvilluar një MVP (Minimum Viable Product – Produkt Minimal Funksional);
- Të kenë tashmë një produkt ose shërbim të disponueshëm në treg; ose
- Të jenë në gjendje të lansojnë ose pilotojnë zgjidhjen e propozuar brenda 6 muajve të ardhshëm.
• Përparësi mund t’u jepet zgjidhjeve me komponent të qartë bujqësore dhe zbatim praktik në nivel ferme.
Shënim: Platformat e përgjithshme të tregut (marketplace) që vetëm lidhin blerësit dhe shitësit, pa ofruar ndonjë funksion shtesë inovativ në fushën e bujqësisë, nuk do të jenë të pranueshme. Zgjidhja e propozuar duhet të ketë zbatim të qartë në bujqësi dhe të dëshmojë potencial për të gjeneruar përfitime praktike për fermerët, bizneset bujqësore ose aktorët e tjerë të zinxhirit të vlerës në Kosovë.
KRITERET E VLERËSIMIT
Aplikimet do të vlerësohen nga një komitet i pavarur vlerësues, i përbërë nga ekspertë relevantë dhe përfaqësues të AgroDev Foundation.
Vlerësimi do të bazohet në kriteret e percaktuara
PËRFITIMET PËR PJESËMARRËSIT
Zgjidhjet më të mira në vlerësim do të përfitojnë mbështetje financiare nga AgroDev Foundation në vlerë prej €2,000 deri në €5,000, në varësi të vlerësimit dhe buxhetit të propozuar.
Mbështetja do të ofrohet përmes një skeme bashkëfinancimi, ku AgroDev Foundation mbulon deri në 80% të buxhetit të miratuar, ndërsa 20% e mbetur mbulohet nga aplikuesi si kontribut vetanak.
Shuma përfundimtare e mbështetjes dhe buxheti total i projektit do të përcaktohen në bazë të propozimit, planit të zbatimit dhe buxhetit të miratuar.
Shuma përfundimtare e mbështetjes dhe buxheti total i projektit do të përcaktohen në bazë të propozimit, planit të zbatimit dhe buxhetit të miratuar.
PROCESI I APLIKIMIT
Aplikantët do t’i dorëzojnë aplikimet e tyre online përmes AgroPortal, brenda periudhës së përcaktuar në Thirrje:
Google Form për aplikim: https://forms.gle/SznaBLWznaxie1Wq9
Ose përmes email: fatmir.selimi@agrodev-ks.com ; viola.xhemajli@agrodev-ks.com, me subject: Emri dhe mbiemri – Thirrja për Bujqësi, (titulli i idesë)
Aplikantëve do t’u kërkohet të ofrojnë:
- Përshkrimin e problemit që synojnë të adresojnë;
- Përshkrimin e zgjidhjes së propozuar;
- Shpjegimin se si do të përvetësohet dhe përdoret zgjidhja;
- Fazën aktuale të zhvillimit të zgjidhjes;
- Rezultatet e pritshme dhe ndikimin e mundshëm; dhe
Aplikantët duhet ta dorëzojnë propozimin në:
- PowerPoint (PPT/PPTX);
- PDF/Word për konceptin e idesë; dhe
- Pasqyrën e buxhetit financiar
Në një fazë të mëvonshme, aplikantëve të përzgjedhur në listën e ngushtë mund t’u kërkohet të ofrojnë informacione shtesë, duke përfshirë planin e zbatimit, buxhetin e detajuar, afatet kohore dhe qasjen për zbatimin e pilotit.
DATAT E RËNDËSISHME
Publikimi i Thirrjes: 02.10.2026
Sesionet informuese: 08.10.2026 ne ora 10:00 – vendi do te percaktohet
Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026
Vlerësimi dhe përzgjedhja: 06.11.2026
Njoftimi i aplikantëve: deri me 09.11.2026



