Prodhimi i ajvarit shtëpiak në Kooperativën e Grave të Krushës, Krushë e Madhe

Procesi i prodhimit të ajvarit shtëpiak në Kooperativën e Grave të Krushës përfshin disa faza, nga përzgjedhja e lëndës së parë deri te paketimi dhe pasterizimi i produktit final.

1. Përzgjedhja e specit

• Për prodhimin e ajvarit përdoret kryesisht speci i varietetit Kurtovska kapia.

• Vjelja e këtij varieteti fillon zakonisht nga mesi i muajit gusht dhe përfundon rreth mesit të muajit tetor.

• Specat përzgjidhen sipas cilësisë dhe përshtatshmërisë për përpunim.

2. Heqja e bishtave dhe farave

• Bishtat dhe farat e specit largohen nga punëtorët.

• Për këtë proces përdoren mjete pune si brisku ose mjete të posaçme për heqjen e bishtit të specit.

3. Larja dhe pastrimi

• Specat pastrohen dhe lahen me ujë të rrjedhshëm.

• Qëllimi i kësaj faze është largimi i papastërtive, si balta, dhe i mbetjeve të tjera nga sipërfaqja e specit.

4. Pjekja e specit

• Pjekja e specit realizohet me makineri të posaçme.

• Specat kalojnë përmes flakës, e cila mundëson pjekjen dhe lehtësimin e largimit të lëvores.

• Pas pjekjes, speci kalon në pjesën mekanike të linjës, ku bëhet heqja e lëkurës.

• Ky proces ndihmon në arritjen e një teksture sa më të mirë të ajvarit.

5. Bluarja

• Pas largimit të lëkurës, speci bluhet me anë të makinerive të posaçme.

• Bluarja bëhet me qëllim të sigurimit të teksturës së dëshiruar dhe homogjene të ajvarit.

6. Zierja e ajvarit

• Speci i bluar zihet deri në 8 orë, në temperaturë të ulët.

• Zierja e ngadaltë ndihmon në zhvillimin e shijes, aromës dhe teksturës karakteristike të ajvarit shtëpiak.

7. Mbushja e kavanozëve

• Pas përfundimit të zierjes, ajvari mbushet në kavanoza.

• Mbushja realizohet nga punëtorët, me ndihmën e makinerive dhe pajisjeve të posaçme për mbushje.

8. Pasterizimi

• Kavanozët me ajvar i nënshtrohen procesit të pasterizimit.

• Qëllimi i pasterizimit është trajtimi termik i produktit për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij gjatë ruajtjes.

• Pas përfundimit të procesit, produkti është i gatshëm për konsum, në përputhje me kushtet e prodhimit dhe ruajtjes.

9. Produkti final

• Ajvari i përfunduar karakterizohet nga teksturë homogjene, shije dhe aromë karakteristike të specit të pjekur.

• Produkti i paketuar

Për një paraqitje më të detajuar dhe vizuale të procesit të prodhimit të ajvarit shtëpiak në Kooperativën e Grave të Krushës, procesi i plotë mund të ndiqet në videon e publikuar në YouTube përmes linkut më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=KO8Vc_SYFto

Scroll to Top