Më 25 maj 2026, u bë përmbyllja e projektit të implementuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) dhe UN Women, e financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), i cili kishte për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale përmes mbështetjes në bujqësi dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Përmes projektit, 260 gra rurale u mbështetën në Istog, Skenderaj dhe Mitrovicë Jugore, duke përfshirë 114 gra që morën pajisje bujqësore dhe shumë të tjera që forcuan aftësitë e tyre përmes trajnimit praktik dhe mentorimit.
Një pjesë e rëndësishme e programit ishte sesioni “Zërat nga terreni”, ku gra përfituese nga komunat e Istogut, Skenderajt dhe Mitrovicës së Jugut ndanë përvojat e tyre personale.
Ato treguan se mbështetja e projektit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave familjare, zhvillimin e bizneseve të vogla bujqësore dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe vetëpunësimit.
Pas prezantimeve, pjesëmarrësit vizituan një panair ku u shfaqën produktet e përfituara nga gratë përmes projektit. Përmes panairit të grave rurale, përfitueset shfaqën produkte lokale, nga turshitë e bëra në shtëpi dhe produktet e qumështit deri te mallra të tjera tradicionale, duke e sjellë punën, aftësitë dhe sipërmarrjen e tyre më afër partnerëve, institucioneve dhe komunitetit më të gjerë.
Ajo që filloi si mbështetje u zhvillua në një besim më të madh, prodhim më të fortë dhe mundësi të reja për gratë rurale që të bëheshin më të dukshme si prodhuese, sipërmarrëse dhe nxitëse të zhvillimit lokal.



