Në kuadër të projektit EREA, dhe me organizim nga AgroDev si partner në projekt, sot u mblodhën institucione e organizata në tryezën me temën “Veprimet për ndryshime klimatike në bujqësi. Zgjidhje të përbashkëta për Kosovën”.
Me rritjen e temperaturave, periudhat më të shpeshta të thatësirës, përmbytjet dhe dukuritë e tjera ekstreme të motit, sektori bujqësor po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha, duke e bërë të domosdoshëm planifikimin e veprimeve të përbashkëta dhe ndërtimin e një bujqësie më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj klimës.
Kjo ngjarje me akterë publikë e privatë u mbajt sot me dialog të hapur dhe konstruktiv dhe rekomandime specifike dhekompleton një seri prej gjithsej 8 diskutimesh në fokus grupe dhe tryeza dialogu gjatë vitit.
Rekomandimet kyçe nga takimi:
🌱Forcimi i koordinimit ndërinstitucional për zbatimin e iniciativave të lidhura me ndryshimet klimatike në sektorin e bujqësisë.
🌱Përforcimi i shërbimeve këshillimore për të mbështetur adaptimin e sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.
🌱Promovimi dhe integrimi i parimeve të buxhetimit të gjelbër në planifikimin dhe financimin e politikave publike.
Akterët pjesëmarrës në të gjitha tryezat përfshijnë institucionet publike si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, shoqatat e sektorit të bujqësisë, furnizuesit e inputeve bujqësore, fermerët, organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit.
Projekti EREA implementohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.



