Podujevë, 3-4 Prill 2026
Në kuadër të bashkëpunimit Agro-Media në programin #EREA të Caritas Switzerland in Kosovo, u mbajt trajnimi dy-ditor mbi ndërtimin e kapaciteteve dhe mentorim për agro-gazetari, ku Fondacioni AgroDev pati kënaqësinë të jetë pjesë e këtij aktiviteti.
Në trajnim morën pjesë gazetarë dhe përfaqësues të shoqatave bujqësore, partnerë implementues me Caritas-in Zviceran.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në sektorin e bujqësisë, rëndësinë e trajtimit të temave agro dhe mënyrat konkrete se si gazetarët mund të identifikojnë storje relevante në këtë fushë. Po ashtu, u trajtuan teknikat bazike për gjetjen e burimeve dhe ndërtimin e një storjeje të mirë në sektorin agro.
Një pjesë e rëndësishme ishte edhe prezantimi nga shoqatat bujqësore, të cilët ndanë përvoja mbi sektorët përkatës, sfidat dhe mundësitë që ofron ky sektor.
Në kuadër të aktivitetit praktik, gazetarët dhe partnerët punuan për të zhvilluar ide konkrete storjesh, si dhe u diskutua rëndësia e profilizimit të gazetarëve në raportimin agro-ekonomik, me theks në sfidat që lidhen me mungesën e raportimit të thelluar në këtë fushë.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me problematikat e sektorit, të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë ide konkrete për storje, të cilat pritet të avancohen në kuadër të fazës së mentorimit.



