Fondacioni AgroDev nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Mamushës

Me datë 21.05.2026, fondacioni AgroDev i perfaqesuar nga z. Fatmir Selimi, Drejtor i përgjithshëm i AgoDev ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Mamushës, me kryetarin z. Abdülhadi Krasniç, për certifikimin me standardin GLOBALG.A.P për fermerët e kësaj komune.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për prodhuesit vendorë, duke i ndihmuar që produktet e tyre të përmbushin standardet evropiane të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Përmes procesit të certifikimit GLOBALG.A.P, perimet e prodhuara nga fermerët e Mamushës do të kenë qasje më të lehtë në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.

AgroDev do të jetë pranë fermerëve gjatë gjithë procesit, duke ofruar mbështetje profesionale dhe teknike për të rritur kapacitetet e tyre dhe për të siguruar që produktet e Mamushës të marrin vlerën që meritojnë në treg.

Në kuadër të këtij projekti, kontribut të rëndësishëm do të japin edhe Mirat Bitiçi, Inxhinier Bujqësor, si dhe Hikmet Krüezi, të cilët do të mbështesin fermerët përgjatë implementimit të standardit.

Shprehim mirënjohjen e sinqertë ndaj Komunës së Mamushës për bashkëpunimin dhe besimin e treguar, duke vlerësuar angazhimin e përbashkët për të vazhduar këtë proces me përkushtim dhe partneritet të qëndrueshëm edhe në të ardhmen.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit bujqësor dhe fuqizimit të fermerëve të Mamushës. 

Scroll to Top