Alkend Tahirsylaj dhe Driton Sylejmani shpallen fitues të Thirrjes për Ide Inovative

Me kënaqësi njoftojmë se z. Alkend Tahirsylaj dhe z. Driton Sylejmani, agronomë, janë shpallur fitues të Thirrjes për Ide Inovative për “Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike”.

Ideja e tyre fituese, me titull “Zgjidhje kundër vapës në ferma të lopëve qumështore”, paraqet një qasje praktike dhe vizionare për t’iu përshtatur sfidave klimatike. Projekti sjell masa konkrete për të përmirësuar menaxhimin e fermave, duke transformuar praktikat blegtorale dhe rritur qëndrueshmërinë e fermerëve në këtë sektor.

Ky çmim, i ofruar nga Fondacioni AgroDev Kosovo përmes Sfidës për Ide Inovative ndaj Ndryshimeve Klimatike, është dëshmi se ndryshimi fillon nga ferma – nga puna, përkushtimi dhe vizioni i fermerëve tanë.

Urime për Alkend Tahirsylajn dhe Driton Sylejmanin, të cilët përfaqësojnë një shembull frymëzimi për agronomët, fermerët dhe të rinjtë që besojnë se edhe idetë më të thjeshta mund të kthehen në zgjidhje të mëdha.

Në ditët në vijim, AgroDev Kosovo do të publikojë detaje mbi inaugurimin dhe promovimin e kësaj zgjidhjeje inovative që synon të sjellë përfitime të qëndrueshme për sektorin blegtoral.

Ky aktivitet mbështetet nga KEP Trust, institucioni lider në sektorin e mikrofinancave në Kosovë.

Scroll to Top