🌰 Dita e Arrës 2026

Të shtunën, më 3 tetor 2026, në Fidanishten Aga AQIF – Hobby Garden Haus, në Gushtericë të Ulët të Lipjanit, u shënua Dita e Arrës 2026, një aktivitet që mblodhi së bashku fermerë, kultivues dhe të apasionuar pas kultivimit të arrës.

Aktiviteti synoi të promovojë rëndësinë e kultivimit të arrës dhe të krijojë hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive ndërmjet fermerëve dhe akterëve të përfshirë në këtë sektor.

Gjatë aktivitetit u diskutua për mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen kultivuesit e arrës, si dhe për rëndësinë e aplikimit të praktikave të përshtatshme në menaxhimin e plantacioneve. Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit patën mundësi të ndajnë njohuritë e tyre dhe të trajtojnë çështje që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të kultivimit të arrës në Kosovë.

Dita e Arrës tashmë është shndërruar në një traditë që synon të kontribuojë në promovimin e kësaj kulture dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet fermerëve dhe profesionistëve të sektorit.

Pas përfundimit të agjendës së aktivitetit, fermerët morën pjesë edhe në një trajnim praktik për kulturën e arrës i cili u mbajt nga trajnerë të angazhuar nga AgroDev, ku u trajtuan tema me rëndësi për punën e tyre, nga menaxhimi i plantacionit deri te fazat që lidhen me tregtimin dhe shitjen e produktit.

Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të bashkuar komunitetin e kultivuesve të arrës, për të ndarë përvoja praktike dhe për të nxitur interesimin për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në Kosovë.

Përmes aktiviteteve të tilla, synohet që fermerët të kenë më shumë mundësi për informim, trajnim dhe shkëmbim të praktikave të mira, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit të arrës.

Scroll to Top