HAPET APLIKIMI PËR PROGRAMIN E PAGESAVE DIREKTE – SUBVENCIONE 2025

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural/Agjencia për zhvillimin e Bujqësisë, fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2025.

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;
  • Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese të rrushit të verës dhe rrushit të tryezës;
  • Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;
  • Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
  • Pagesa direkte për sasinë e dorëzuar/shitur te frutave të mjedrës;
  • Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
  • Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;
  • Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;
  • Pagesa Direkte për lopë qumështore;
  • Pagesa Direkte për buallica qumështore;
  • Pagesa direkte për mëshqerra për riprodhim;
  • Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;
  • Pagesa Direkte për bletë;
  • Pagesa Direkte për pula vojse;
  • Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;

Periudha e aplikimit:

Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 03.04.2025 dhe përfundon më datë 02.05.2025, në ora 16:00.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Sqarim:

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farës, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 100 €/ha e cila është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellura/kultivuara, me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farë, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencion në vlerë/shumë mbi 30,000 €, duhet të aplikojnë si biznes.

Aplikuesi / fermeri pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në teren, në rast se ka ndryshime në fermën e tij për sipërfaqet, numrin, litrat, kg dhe krerët e deklaruara gjatë aplikimit, duhet të informoj AZHB-në në adresën elektronike pd.azhb@rks-gov.net ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së. Afati i fundit për informimin, në rast se ka ndryshime në fermën e tij për sipërfaqet, është data 30.07.2025.

Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr.04/2025 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2025.

Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

Informatat më të hollsishme: Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, mund të merren ne web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Scroll to Top