Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ofron fonde për të zvogëluar pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 përmes programit develoPPP.de. Ftohen kompanitë private që të aplikojnë me ide të projektit me qëllim të zbutjes së ndikimit të kësaj krize. Projektet e përshtatshme mund të financohen deri në shumën 200,000 Euro.
Programi është i hapur për kompanitë që:
- kanë një qarkullim vjetor prej të paktën 400,000 Euro,
- kanë regjistrime të dy viteve financiare operative,
- janë të regjistruara në BE ose në listën e Komitetit të OECD për Zhvillimin e Ndihmës.
- Për të aplikuar, së pari:
- dërgoni idenë fillestare të projektit në develoPPP@giz.de,
- merrni miratimin nga GIZ
- më pas përfundojeni aplikimin deri më 30 shtator 2020.
Për informata shtesë, vizitoni linkun përkatës.