Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë – Ferizaj në bazë të vendimit nr.11703 të datës 17.01.2020 në përkrahje të zhvillimit të bujqësisë për vitin 2020 do të fillojë procedurat për implementimin e projektit: Furnizimi i fermerëve me serra dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Subvencionimi do të bëhet për ngritjen e 130 serrave ne sipërfaqe prej 50m2 dhe 15 serrave me siperfaqe prej 300m2.
Në këtë subvencionim përfshihet komplet konstrukcioni i i serres, folija, sistemi i ujitjes pike-pike, transporti dhe të gjitha punët rreth montimit të serrës.
Subvencionimi për ngritje të serrave do të realizohet me pjesëmarrje të fermerëve 25% dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarise me 75% te vleres.
Perfitues mund të jenë fermerët që i plotësojnë këto kritere:
- Të jetë banor i komunës së Ferizajt,
- Parcela ku do të ngritet serra duhet të jetë në teritorin e komunës së Ferizajt,
- Të ketë aplikuar sipas kushteve të kërkuara,
- Te jete i gatshëm të paguaj pjesëmarrjen me 25% të vlerës
- Të posedoj tokë të përshtatshme për kultivimin e perimeve në serra,
- Të ketë mundësine për ujitje,
- Për serrat me sipërfaqe prej 300nm2 fermerët që kanë përgatitje profesionale, përvojë apo njohuri të mjaftueshme rreth kultivimit te perimeve,
- Për serrat me sipërfaqe 5Om2 kanë përparësi personat me gjendje të vështirë ekonomike,
Fermerët e interesuar për ngritjen e serrës do të aplikojnë në Zyrën Pritëse- kati përdhes – Kuvendi Komunal Ferizaj.
Dokumentacioni i nevojshem per aplikim
- Fotokopjen e letërnjoftimit
- Fletëaplikacionin e plotësuar (mirret në Zyrën Pritëse)
- Dëshminë kadastrale për pronësi (fletën poseduese) origjinal
- Diplomë apo ndonjë çertifikatë trajnimi në lëminë përkatëse nëse posedoni
Për më shumë informacione klikoni në webfaqen e komunës https://kk.rks-gov.net/ferizaj/category/konkurse-njoftimet/thirrje-per-propozime/
apo linkun përkatës