Global G.A.P.

Përmirësimi i kërkesës së konsumimimit të ushqimit, ndërlidhet me zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore e cila ka qëndrueshmëri ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në mbarë botën.

Shumica e shitësve në tregjet e sotme kërkojnë standarde të caktuara që tregojnë prodhimtari bujqësore të sigurtë dhe të qëndrueshme. Certifikimi GLOBAL G.A.P. konsiderohet lartë si një standard shumë i besueshëm për të demonstruar siguri dhe qëndrueshmëri ushqimore në fermë. Pra, duke respektuar pikat e kontrollit të GLOBALG.A.P. dhe kriteret e pajtueshmërisë (CPCC), prodhuesit mund të shesin produktet e tyre si në nivel lokal dhe global. GLOBALG.A.P. Certifikimi me këtë standard u ofron prodhuesve një biletë për tregun global.
Standardi GLOBALG.A.P. është i zbatueshëm për 3 fushëveprime: bimë, bagëti dhe akuakulturë.

Përparësitë e Certifikimit me GLOBAL G.A.P
• E shton vlerën e produkteve tuaja duke iu përmbajtur një standardi të njohur globalisht;
• Mund të keni qasje në klientë të rinj[ lokalë dhe botërorë, tregje, furnizues dhe shitës me pakicë;
• E zvogëloni mundësinë e humbjes së reputacionit duke ofruar siguri tek produktet ushqimore;
• E përmirëson efikasitetin e proceseve dhe menaxhimit të fermës;
• E merrni një numër (GGN) të standardit GLOBALG.A.P. për identifikim dhe gjurmueshmëri të lehtë në një nivel afarist (B2B).

Disa veqori të rëndësishme:
• I përshtatshëm për fermerët individual dhe për grupe fermerësh
• Vlefshmëria e certifikatës deri në 1 vjet me ripërtëritje vjetore
Global GAP ka dy faza kryesore:
1. Implementimi, gjatë së cilit përfshihet: Inspektimi i fermës, përgaditja e dokumenteve, përmisimi i infrastrukturës
2. Certifikimi, gjatë së cilit process angazhohet përfaqsues nga një shtëpi certifikuese ndërkombëtare për auditimin e jashtëm, përfshir kontrollimin e dokumenteve, inspektimin e fushës dhe raportet finale.

Për më tepër informata rreth standardit klikoni në vegëz https://www.globalgap.org/uk_en/

NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI