Furnizimi i fermerëve me serra dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë

Afati i fundit: 11/06/2020

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë – Ferizaj në bazë të vendimit nr.11703 të datës 17.01.2020 në përkrahje të zhvillimit të bujqësisë për vitin 2020 do të fillojë procedurat për implementimin e projektit: Furnizimi i fermerëve me serra dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Subvencionimi do të bëhet për ngritjen e 130 serrave ne sipërfaqe prej 50m2 dhe 15 serrave me siperfaqe prej 300m2.

Në këtë subvencionim përfshihet komplet konstrukcioni i i serres, folija, sistemi i ujitjes pike-pike, transporti dhe të gjitha punët rreth montimit të serrës.

Subvencionimi për ngritje të serrave do të realizohet me pjesëmarrje të fermerëve 25% dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarise me 75% te vleres.

Perfitues mund të jenë fermerët që i plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë banor i komunës së Ferizajt,
  • Parcela ku do të ngritet serra duhet të jetë në teritorin e komunës së Ferizajt,
  • Të ketë aplikuar sipas kushteve të kërkuara,
  • Te jete i gatshëm të paguaj pjesëmarrjen me 25% të vlerës
  • Të posedoj tokë të përshtatshme për kultivimin e perimeve në serra,
  • Të ketë mundësine për ujitje,
  • Për serrat me sipërfaqe prej 300nm2 fermerët që kanë përgatitje profesionale, përvojë apo njohuri të mjaftueshme rreth kultivimit te perimeve,
  • Për serrat me sipërfaqe 5Om2 kanë përparësi personat me gjendje të vështirë ekonomike,

Fermerët e interesuar për ngritjen e serrës do të aplikojnë në Zyrën Pritëse- kati përdhes – Kuvendi Komunal Ferizaj.

Dokumentacioni i nevojshem per aplikim

  • Fotokopjen e letërnjoftimit
  • Fletëaplikacionin e plotësuar (mirret në Zyrën Pritëse)
  • Dëshminë kadastrale për pronësi (fletën poseduese) origjinal
  • Diplomë apo ndonjë çertifikatë trajnimi në lëminë përkatëse nëse posedoni

Për më shumë informacione klikoni në webfaqen e komunës https://kk.rks-gov.net/ferizaj/category/konkurse-njoftimet/thirrje-per-propozime/

apo linkun përkatës

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2020/05/Thirrja-per-aplikim.pdf
NGJARJET
<
Shtator, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI