Fertigimi dhe ndikimi i kripërave në bimë

Faktorët biotikë dhe abiotikë, si kripshmëria, temperaturat e larta ose të ulëta, thatësira, metalet e rënda, mikroorganizmat, insektet etj., mund të shkaktojnë strese të cilat rezultojë me zhvillim të dobët të bimëve. Thatësia dhe kripërat e tepërta janë kufizime të mëdha abiotike që përbëjnë kërcënime serioze për kulturat bujqësore. Nga disa llogaritje thuhet se 20-26% e tokës së kultivuar është e prekur nga thatësira dhe kripshmëria, si dhe çdo vit, 2milion hektarë e tokës bujqësore degradohet nga kripërat që përdoren si ushqimpër bimët.

Gjate stresit nga kripërat bimët tregojnë simptoma të ndryshme për shembull, akumulimi i kripërave në gjethe redukton fotosintezën dhe rritjen. Streset nga kripërat mund të jenë edhe si rezultat i mosbalancimit të lëndëve ushqyese. Ekziston gjithmonë një vlerë optimale e ushqimit për secilën bimë karshi rritjesdhe zhvillimit. Çdo koncentrim më poshtë vlerës optimale rezulton me reduktim të rrijtes, gjithashtu përdorimi i tepruar i kripërave rezulton në stres të bimës si dhe rrezikim të shëndetit të konsumatorit.

Rëndësia e sistemi të fertigimit

Disponueshmëria e ujit me kualitet të mirë është njëri ndër faktorët kryesor limitues në zhvillimtë bimës. Furnizimi i bimëve me plehra përmes ujitjes quhet fertigim. Kjo teknikë paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për maksimizim të rendimentit dhe minimizim të ndotjes së mjedisit. Me anë të kësaj teknike, futja e ushqyesve mund të bëhet në frekuenca te ndryshme (ditore ose mujore). Benefitet e aplikimit të fertigimit ne frekuenca të shpeshta, atribuohet me kushte konstante optimale në zonën e rrënjëve karshi ujit, oksigjenit, lëndë ushqyese dhe kripërave.

Për t’i selektuar plehrat për fertigim duhet të konsiderohen katër faktorë:

  • Lloji i bimës dhe faza e rritjes
  • Kushtet e tokës
  • Cilësia i ujit
  • Plehëruesit

Uji cilësor për ujitje përmban 200-500mg/kg të kripërave të tretshme. Uji me përqendrim kripe 500mg/kg përmban gjysmë toni kripëra në 1,000m3. Përderisa bimët mesatarisht kërkojnë 6,000-10,000m3 ujë për vit, një hektar do të pranoj 3-5 tonë kripëra. Kripërat dhe substancat e tjera ndikojnë në kualitetin e ujit. Ato kanë ndikim gjithashtu edhe në organizma të tjerë, dhe secili ka një rang tolerance karshi tyre. Matja e kripshmërisë në ujë llogaritet përmes pajisjes konduktometer dhe përçueshmërisë elektrike (PE) e cila është njësimatëse. Pra, përçueshmëria është aftësia e ujit për të përçuar rrymë elektrike dhe jonet e tretura (kripërat) janë përçuesit.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI