Si te menagjojm barin e keq talla e eger ( sorgum halepense) ne miser dhe grure, ngase dendesia dhe rritja e kesaj baroje eshte shume intensive ne toka tona, dhe shkakton deme te medha duke penguar zhvillimin e kultures (miser,grur) kjo baroje eshte e perhapur ne te gjith fshatin

Name: Elton Prokshi
Location: Skënderaj

Përgjigje: Menaxhimi i Tallës së egër (Sorghum halepense L.) është proces i vështirë. Sipas të dhënave nga pyetja rekomandohet që për menaxhimin efektiv të Sorghum halepense të vazhdoni me këta hapa:

Masat e kontrollit duhet të jenë të plota dhe të kombinuara të gjitha masat nga ato fizike deri tek alternativa e fundit e cila është masat kimike. Praktikat e ndryshme dhe herbicidet kimike do të kontrollojnë në mënyrë efektive farat, barojën që mbin. Objektivat e një programi të mirë kontrolli përfshijnë:

  • Parandalimin e prodhimit dhe përhapjen e farës
  • Të menaxhohet baroja përpara se të formohen rizomat
  • Përgjatë kontrollit gjithmonë të jeni të vëmendshëm për infektimet e reja, ku është e preferueshme të menaxhohen barojat dhe të mos të lihen të zhvillohen deri në prodhim të farave.

Kontrolli kimik: Për luftimin e tallës së egër (Sorghum halepense L.)  në kulturën e misrit preferohet herbicidi i cili përmban materien aktive nicosulfuron ku, emrat komercial me të cilat mund të gjendet në treg përfshijnë: Nicogan 750 WG, Primero 40 OD, Accent Q, Stout etj. dhe varësisht nga produkti i përzgjedhur të aplikohet doza e rekomanduar në etiketën përkatëse dhe gjithmonë të bëhet aplikimi në bazë të rekomandimit në bazë të fazës së rritjes së bimës së kultivuar dhe barojës. Në qoftë se keni nevojë për informacione shtesë rreth aplikimit të produktit, konsultohuni me agronomin e barnatores bujqësore ku ju e merrni produktin ose adresohuni prapë në Agro Portal. Gjatë kontrollit është shumë e rëndësishme që doza e cila aplikohet të jetë siq rekomandohet nga kompania prodhuese e herbicidit. Gjithashtu, para mbjelljes dhe para mbirjes rekomandohet materia aktive Glyphosate dhe këto rekomandime shkojnë në bazë të gjendjes në terren.

Scroll to Top