Si te bejme krasitjen e domates?

Krasitja e domates bëhet duke hequr lastarët anësorë (“sqetulloret”) që dalin mes gjetheve dhe trungut, në mënyrë që bima të përqendrojë energjinë në rritjen e frutave. Bëhet me dorë ose gërshërë, herët në mëngjes. Kështu sigurohet ajrosje më e mirë, fruta më të mëdha dhe pjekje më e shpejtë.

Disa këshilla të tjera rreth procesit të krasitjes së domates janë edhe:

  • Mos hiqni shumë gjethe njëherësh, sepse bima stresohet dhe mund të ngadalësojë rritjen.
  • Lëreni gjithmonë disa gjethe poshtë tufës së parë me fruta për ta ushqyer domaten.
  • Mos krasitni në ditë me shi për shkak se rritet rreziku i infeksioneve rritet.
  • Përdorni vegla të pastra nëse krasitja bëhet me gërshërë.
  • Kryeni rregullisht kontrollin që llastarët e rinj të mos rriten shumë.

Scroll to Top