Si mund ta dimë se cilat elemente kimike i mungojnë tokës per zhvillimin normal te një bime e cilat janë me shumicë që nuk kemi nevoj me ja qitë tokës ( që bima të zhvillohet në mënyr normale e bujku mos të shpenzon shumë me please kimik).

Name: Ilmi Krasniqi
Location: Rahovec

Përgjigje:

Kultivimi i kulturave të njëjta bujqësore për një periudhë më të gjatë kohore në parcella të njëjta ndikon në zvogëlimin e elementeve kimike minerare për të cilat kane nevoje bimët, prandaj është e domosdoshme të kemi një qarkullim bimor me kultura të ndryshme bujqësore.

Ndërsa për të patur një pasqyrë më të qartë rreth përbërjes pedologjike të tokës është e domosdoshme që parcelat në të cilat planifikoni të mbillni me ndonjë kulturë bujqësore qoftë fruta apo perime duhet të bëhen analizat e dheut për të patur një vlerësim sa më të qartë të elementeve kimike të cilat gjinden në atë parcelë. Pastaj, bazuar në rezultatet e analizave të tokës dhe në varësi të kulturave bujqësore që planifikojmë të mbjellim në parcellë, duhet të ndërmarrim masat e nevojshme për të pasuruar ose rregulluar përmbajtjen e tokës.

Për kryerjen e analizave të tilla duhet të kontaktohen laboratoret e specializuara që kryejnë analiza të tokës/dheut dhe pastaj mund të kërkoni edhe sugjerimet nga ana e tyre për ndërhyrjet e nevojshme për pasurim ose rregullim të parametrave për kulturat bujqësore që do të mbillni në atë parcellë. Metoda e marrjes së mostrave zakonisht i përmbahet disa procedurave të ndryshme varësisht se si e kanë të rregulluar kompanitë këtë proces.

 

Scroll to Top