Sa mund të kushtoj mbiellja e 1 h me arra edhe cilat jane veshtiresite nder vite deri tek kultivimi i arres; a ka treg te mjaftueshem ne Kosove, sa mund me nje platacoin prej 1 h me arra te kemi fitim pas viti te 5?

Name: Taulant Ajvazi
Location: Podujevë

Kostoja e ngritjes së një plantacioni prej 1 ha me arra kushton rreth 7500 euro, ku janë të parapara disa nga aktivitetet kryesore qe duhet të ndëmerren gjatë ngrijtes së plantacionit si:

  • analizat e tokës,
  • blerja e fidaneve,
  • plugimi, frezimi, rrafshimi,
  • sistemi i ujitjes,
  • plehu i shtallës (organik),
  • plehrat artificiale,
  • fuqia punëtore,
  • mbjellja,
  • mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit,
  • krasitja (nuk vlen për vitin e I-rë)

Sfidat gjatë kultivimit të arrës janë:

  • Koha adekuate e mbjelljes (përshtatja ndaj kushteve klimatike),
  • Të përzgjedhet toka adekuate dhe të jetë e drenazhuar mirë,
  • Koha e gjatë e investimeve deri në frytdhënie, pasi arrat fillojnë të japin fryte nga vitet 5-7 pas mbjelljes,
  • Qasja në financa.

Në bazë të analizave të tregut të realizuara nga MBPZHR dhe donatorë të tjerë, rezulton se tregu për arra në Kosovë është premtues, por është e rëndësishme të keni parasysh kontraktimin paraprak me përpunues dhe blerës të tjerë.

Të hyrat mund të jenë rreth 10,000 euro/ha për rendimentin 5t/ha dhe çmimi 2 euro/kg (nga ferma); gjithnjë nën hipotezën që janë kryer të gjitha aktivitetet e planifikuara në kohën e duhur dhe me praktika të mira bujqësore.

 

Scroll to Top