Sa kg patate duhen per ti mbjellur 60ari,dhe sa duhet ti qesim plehra artificiale?

Name: Arbnor Zekaj
Location: Gllogoc

Norma e farës së patates për mbjellje për 60 ari është 1200 kg, sasia e plehrave artificiale ndryshon në bazë të tipit të tokës dhe kërkesave të bimës sipas fenofazave të zhvillimit.

Ndërsa, rendimenti mesatar i patates sillet prej 30 -40 tonë për ha, gjithnjë nën hipotezën se janë ndërmarrë të gjitha masat agroteknike duke përfshirë: përgatitjen në mënyrë adekuate e tokës për mbjellje, mbjellja në kohën e duhur, plehërimi i balancuar, menaxhimi i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe ujitja e duhur.

Kurse, çmimi mesatar për kg varet nga varieteti, sezonaliteti dhe kushtet klimatike.

Scroll to Top