Pytje esht kshtu sa gram shkon sterpikja e Switch, Signum dhe Ridomil per dredhza dhe patate per nje maqin dmth 16 litra uje….?

Name: Egzon demsha
Location: Rahovec

Përgjigje: Trajtimi i propozuar nga ju të bëhet në këtë mënyrë:

Signum (materia aktive pyraclostrobin and boscalid) 1.5- 1.8 kg/ha deri në maksimum 2 trajtime gjatë vegjetacionit.

Switch 62.5 WG (materia aktive Cyprodinil, Fludioxonil) 600-800 gr/ha deri në maksimum 2 trajtime gjatë vegjetacionit.

Ridomil Gold Combi 45 WG (materia aktive 48.5 g/kg Metalaxyl-M + 400 g/kg Folpet) patate: 2.5- 3.0 kg/ha dredhëza: 250gr/100litra ujë deri 3-4 trajtime gjatë vegjetacionit.

Për cdo informacion shtesë ju lutemi adresojuni etiketës së produktit që ju zgjedhni, konsultohuni me barnatoren bujqësore ku e merrni produktin ose adresohuni përsëri në Agro Portal. Gjej linkun për disa informacione shtesë për dredhëzën dhe kultivimin e saj: https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=3f4156ed-8806-492c-a7d9-755b5111a130

Scroll to Top