Po planifikoj te mbjell mjeder me fidan te gjelber nga fundi i majit. A duhet trajtuar toka tani per barerat e keqija. Pas mbjelljes me cfare duhet trajtuar dhe ushqyer fidanet .

Name: Enes Hafizi

Përgjigje:

Mbjellja me fidanë të gjelbër në vendin tonë rekomandohet nga mesi i Majit deri në mes të Qershorit. Gjatë kësaj periudhe, duhet të siguroheni që temperaturat gjatë natës të mos jenë nën 5°C, për të shmangur dëmtimin e fidanëve nga temperaturat e ulëta. Po ashtu, nuk është e rekomandueshme të mbjellni kur temperaturat janë të larta gjatë ditës, pasi bimët nuk mund të përballojnë stresin e të nxehtit. Për trajtimin e tokës, rekomandohet përdorimi i herbicideve vetëm një herë, dhe kjo gjatë përgatitjes për mbjellje. Kështu që, nëse planifikoni të mbjellni fidanët në fund të majit, është e rekomandueshme të trajtoni tokën me herbicid total në dhjetëditëshin e parë të prillit.

Pas mbjelljes, pemishtja duhet të plehërohet me plehëra që stimulojnë zhvillimin e sistemit rrënjor, veçanërisht me fosfor në raportin 1 : 3.5 : 1.

Scroll to Top