Pershendetje!I kam 20cari speca sumbork në sera po kan morrë të gjelbert, krah bardh, e plot insejte, edhe trios nuk po ju heket kurqysh e kemi trajt mjaft po, pa efekt.

Name: Lirije Shala
Location: Pejë

Përshëndetje, shkalla e infestimit të afideve dhe krahëbardhës në bazë të informacioneve të dhëna po duket e lartë kështuqë ne rekomandojmë të përdoren insekticide, në këtë rast materia aktive cyantraniliprole (emri komercial me të cilin gjendet në treg: Minecto Alpha), materia aktive acetamiprid (emri komercial GROM 200 SL), materia aktive flonicamid (emri komercial AFINTO), materia aktive spinetoram, materia aktive spinosad. Për më shumë detaje rreth insekticideve që zgjedhni të përdorni konsultohuni me barnatoren bujqësore ku e bleni produktin ose adresohuni përsëri në platformë.

Scroll to Top