Përshëndetje, Në vjeshten e viti 2022 janë mbejllur fidane të kultivarit Mapema, a duhet krasitur ne kete kohe keto fidane apo jo, fidanet tani kanë lartësi 10-15 cm dhe janë të mbushur me thysa,

Name: Trim Rrahimi
Location: Podujevë

Jo tek të gjithë llastarët e vjetër dalin llastarët e rinj nga toka, në rastet kur nuk dalin llastarë të rinj, atëherë llastarët e vjetër të aktivizuar nuk duhet të shkurtohen edhe pse ata nuk janë shumë rentabilë sa i përket rendimentit, pasiqë janë më të ndieshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Në rastin konkret, ashtu siç po e cekni edhe ju, nëse ka llastarë të rinj nga toka, PO, duhet të bëhet shkurtimi i llastarëve të vjetër, në momentin që del llastari i ri dhe arrin madhësi prej 3-5 cm; prerja e llastarit të vjetër bëhet në nivel me tokën.

Scroll to Top