Pershendetje ne cilen temperature ruhet speci i kuq ne dhome frigoriferike dhe sa kohe ruhet ne dhome frigoriferike

Name: Berati. Alibeja.
Location: Kaçanik

Përgjigje:
Ndonëse speci i kuq për prodhim të ajvarit kryesisht përdoret i freskët, në disa raste mund edhe të ruhet në kushte me temperaturë të kontrolluar. Në kushte të ruajtjes në dhoma frigoriferike standarde, speci i kuq mund të ruhet 10 ditë deri në 14 ditë, duke kontrolluar njëkohësisht temperaturën si dhe lagështinë brenda dhomës frigoriferike.
Temperatura optimale e nevojshme për ruajtje të specit të kuq është ndërmjet 3-6 gradë celsius  dhe lagështinë e ajrit deri në 95%.
Së fundmi, teknologjia e ruajtjes së perimeve ka avancuar përmes teknikave të reja si ruajtja në dhoma frigoriferike me ULO (Ultra Low Oxygen). Kjo teknikë mundëson ruajtjen e perimeve të ndryshme mbi një muaj, por është e shtrenjtë dhe ka një numër të kufizuar depoje në vendin tonë.
Scroll to Top