Name: Norga
Location: Kaçanik
Përgjigje:
Tripsi është një insekt dëmtues i rrezikshëm i perimeve, në veçanti i domates, trangullit dhe specit. Vijat kafe të cilat janë paraqitur janë gjithashtu dëmtime nga tripsat, për shkak se përveq gjetheve ato mund të shkaktojnë dëme edhe në frut. Për shkak të rritjes së rezistencës së tripsit ndaj pesticideve – insekticideve, çdo ditë e më tepër po bëhet më e vështirë luftimi i këtij insekti. Me anë të këtij plani të menaxhimit mund të arrihen rezultate të mira:
- Përdorimi i kurtheve ngjitëse me ngjyrë të kaltër ose të verdhë (specifike për tripsin) – kjo metodë shërben për monitorim por, edhe ul numrin e popullatës së tyre.
- Përdorimi i plasmasit për mulçërim me ngjyrë argjendi, e cila ka aftësinë të mbajë larg tripsin.
- Ndërmarrja e masave higjienike, që përfshin pastrimin e fushës ose ambienteve të mbjellura nga mbetjet si dhe nga barojat e padëshiruara.
- Për fund, si masë kimike mund të aplikohet përdorimi i insekticideve me materie aktive si: materia aktive cyantraniliprole (emri komercial me të cilin gjendet në treg: Minecto Alpha), materia aktive acetamiprid (emri komercial GROM 200 SL), materia aktive flonicamid (emri komercial AFINTO), materia aktive spinetoram, materia aktive spinosad, vaji neem (neem oil). Për më shumë detaje rreth insekticideve që zgjedhni të përdorni konsultohuni me barnatoren bujqësore ku e bleni produktin ose adresohuni përsëri në platformë.
Në foto mund të shihni simptomat e prekjes së specit dhe dëmet në frut nga tripsat dhe mund të krahasoni dëmet e shkaktuara se a janë të ngjashme dhe mund të orientoheni se si të veproni.