Pershendetie sa kushton 2 hektar mi mbjell, dhe perafersishr sa kg patate munesh mi nxjerr dhe qmimin e tyre sa shkojn

Name: Enes Halipi
Location: Prishtinë

Për kultivimin e 2.0 ha me patate, shpenzimet e përgjithshme variabile, sillen prej 7,000-8,000€.

Ndërsa, për kultivimin e sipërfaqes prej 2.0 ha, norma e farës së patates që përdoret është si në vijim:

Madhësia e farës (mm) Sasia e farës (në kg)

28-35

3000

35-45

3800

45-55

5400

Në kushte të Kosovës rendimenti mesatar i patates sillet prej 30 -40 tonë për ha, gjithnjë nën hipotezën se keni ndërmarrë të gjitha masat e duhura agro-teknike.

Kurse, çmimi mesatar për kg sillet prej 0.2-0.3€ për kg.

Varietetet kryesore të patates që mbillen në Kosovë janë:

Agria

Désirée

Levinata KWS

Arizona

Arsenal  etj.

Scroll to Top