Më duhet të di se sa është e preferueshme të mbahen bletët në Hajvali?

Name: Valdrin Rrahmani
Email: valdrinrrahmani96@gmail.com
Number: 044 442 129
Location: Hajvali, Prishtinë

Për një përgjigjë konkrete duhet një studim ose analizë e vendit dhe afërsisë se ku planifikohet të vendosen bletët. Në përgjithësi, vendimi për vendin e mbajtjes së bletëve është një vendim personal që pasqyron rrethanat personale. Sidoqoftë, ekzistojnë disa parime udhëzuese që do te ju ndihmonin në përzgjedhjen e vendit për vendosjen e bletëve:

  • Bletët kanë nevojë për burim ushqimi. Furnizimi më i miri bëhet nga një gamë e larmishme e bimëve lulëzuese mjaltedhenese brenda një rrezeje prej 2-3 km nga kosheret. Një gamë e larmishme e bimëve do të sigurojë nektar dhe polen për bletët për periudhë më të gjatë dhe të minimizojë nevojat e ushqim gjatë periudhës së mungesës së tyre.
  • Si të gjitha gjallesat edhe bletët kanë nevojë për ujë. Ato kanë nevojë për një burim uji brenda 500 metra nga kolonia nëse nuk do të shkaktojnë pengesë në burimet e ujit ose çezmat shtëpiake. Nëse uji nuk është i disponueshëm gjatë gjithë vitit, atëherë duhet të sigurohet furnizim. Kjo nuk duhet të jetë në sasi të mëdha, por ka nevojë për rimbushje të rregullt.
  • Bletët dhe bletarët kanë nevojë për hapësirë. Kosheret nuk duhet të jenë shumë afër njera tjetrës sepse vështirsohet puna me to. Gjithashtu, vendosja e shumë koshereve në një vend do të shkaktojë konkurrencë jo të shëndetshme për burimet.
  • Kolonitë kanë nevojë për mbrojtje nga kushtet ekstreme të motit; në veçanti nxehtësia ekstreme. Vendosja e kolonive nën pemë do të sigurojë strehim nga nxehtësia e tepërt, shiu dhe erërat. Kosheret njëkohësisht mund të kenë nevojë për mbrojtje nga kafshët grabitqare ose shtëpiake apo edhe hajdutët.
  • Bletët janë shumë të adaptueshme, por preferojnë te kane një rrugë të lirë fluturimi për të paktën disa metra drejtë nga pjesa e përparme e koshereve të tyre. Prandaj preferohet që ato të vendosen më larg vendeve publike ose vendeve ku njerëzit punojnë ose mblidhen.

*

Scroll to Top