Kam qershi GIZELA 6 dhe eshte viti i 3 ka prodhim por, me polenizim kam pas telashe cka te bej rreth ketij problemi?

Name: Isa murati
Location: Vushtrri

Zhvillimi i dhe përfundimi i ciklit biologjik të suksesshëm të qershive komerciale varet nga këto aspekte. Çdo dështim apo ndërprerje e këtyre aspekteve mund të rezultojnë në një reduktim ose humbje të rendimentit:

  1. Disponueshmëria adekuate e polenit të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.
  2. Mungesa e ushqimit të balancuar nga viti i kaluar
  3. Temperaturat e ulëta gjatë lulëzimit
  4. Frytdhënia alternative
  5. Aspektet gjenetike
  6. Mospërputhje e nënshartesës me mbishartesën etj.

Disa rekomandime lidhur me këtë cështje mund të jenë:

  1. Të vendosen bletë afër zonës, gjë që ndihmon që të rritet aktiviteti i tyre që rezulton në rritje të polenizimit
  2. Të bëhet një planifikim i balancuar i ushqimit që do të përdoret në plantacion dhe të bëhet plehërimi i duhur
  3. Të konsiderohet mbjellja e një varieteti të qershisë kompatibil me Gisela 6, për të ndihmuar polenizimin
  4. Në qoftë se asnjë nga rekomandimet nuk funksionojnë të konsiderohet polenizimi manual.
  5. Të monitorohet plantacioni ndaj sëmundjeve, insekteve për shkak se kjo ndikon në rritje të ndjeshmërisë së bimës dhe rezulton në humbje të kualitetit dhe rendimentit.
Scroll to Top