Deshta me ju pyet si duket speci kur ka tripsin

Name: Xhevat Dervishi
Location: Skënderaj

Përgjigje:

Tripsat (Thrips sp.) janë insekte të vogla që dëmtojnë bimët duke u ushqyer me to. Shumica e tripsave janë me madhësi më pak se 1 mm, kështu që nuk është e lehtë të dallohen me sy të lirë. Ka më shumë gjasa që fillimisht t’i vëreni dëmet që ata shkaktojnë, para determinimit të prezencës së insektit. Për një determinim të saktë të prezencës mund të përdoren kurthet me ngjyrë të verdhë ose të kaltër dhe kontrollimin e tyre cdo 2/3 herë në javë dhe duke i vendosur ato në një lartësi të njejtë me bimët e specit.

Larvat e thripsit janĂ« tĂ« gjata dhe tĂ« holla dhe nuk kanĂ« krahĂ«, megjithĂ«se mund tĂ« ushqehen si larva. Ato kalojnĂ« nĂ« fazat e prepupave dhe pupave qĂ« nuk ushqehen pĂ«rpara se tĂ« zhvillohen nĂ« insekte tĂ« rritura. Insektet e rritura janĂ« tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« hollĂ« dhe kanĂ« dy palĂ« krahĂ« me thekĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« skaje. Koha pĂ«r t’u zhvilluar nga veza nĂ« tĂ« rritur mund tĂ« jetĂ« deri nĂ« dy javĂ« nĂ« kushte optimale.

Tripsat ushqehen me indet bimore duke shpuar shtresën e jashtme të sipërfaqes së gjethit dhe duke thithur përmbajtjen e qelizave të prekura. Simptomat e prekjes me tripsa në gjethet e bimëve janë njolla, pika të zbardhura ose të argjendta në sipërfaqen e gjetheve. Dëmtimet nga tripsat mund të rezultojnë edhe në zverdhje të sipërfaqes së gjetheve, luleve dhe frutave dhe deformim të pjesëve të prekura të bimës. Ata gjithashtu lënë pas gjurmë të mbetjeve të tyre, të cilat duken si pika të zeza në gjethe. Përveç kësaj, tripsat mund të përhapin sëmundje virusale në kulturat e prekura e që simptomat pastaj dallojnë për shkak se dëmtimet mund të jenë më të theksuara.

Zbulimi i hershëm mund të nënkuptojë përdorimin e vajrave të ndryshëm për kontrollin e thripsit. Në rastet kur shkalla e infestimi është shumë e lartë duhet të përdoren insekticidet sintetike përkatëse për luftimin e tripsit.

Scroll to Top