“Aka leverdi ne mbjelljen e mjedres ne sip. 20 ari dhe qfare lloje mjedre me rekomandon te mbjelli? Dhe sa do te ishte rendimenti?

Name: Drilon dermaku
Location: Kamenicë

Përgjigje: Po ka leverdi ekonomike të kultivoni 20 ari me mjedër. Nëse zgjedhni varietetet pranverore (vjelja gjatë muajit Qershor), ju rekomandojmë varietetin: Willamette ndërsa, nëse zgjedhni varietetet vjeshtore, ju rekomandojmë varietetet: Delniwa dhe Enrosadira (vjelja nga fundi i Korrikut, deri tek ngricat e para vjeshtore). Rendimentet tek mjedra varen shumë faktorë si: kushtet klimatike, zgjedhja e fidaneve cilësore, investimi dhe perkujdesi i fermerit etj. Në vitin e mbjelljes, rendimenti për 20 ari sillet nga 300-600 kg, ndërsa nga viti i dytë e tutje nga 2000–2500 kg.

Scroll to Top