a ka leverdi ne mbjelljen e boronices ne 10 ari dhe qfare lloje borronice me rekomandon te mbjelli ??

Name: Qendrim Berisha
Location: Pejë

Po ka levërdi për ta kultivuar boronicën edhe në sipërfaqe prej 10 ari. Ju, nga kjo sipërfaqe mund të keni një rendiment prej 1.0 deri 1.5 tonë/10 ari, gjithnjë nën hipotezën që i keni kryer të gjitha praktikat e mira të kultivimit të boronicës. Çmimet sillen nga 2.5-4.5€/kg, varësisht prej tregut dhe sezonalitetit të prodhimit.

Varietetet kryesore të boronicës që u janë përshtatur kushteve klimatike të Kosovës janë: Duke, Bluecrop, Draper, Spartan, Aurora, Liberty etj., ndërsa, për 0.1ha apo 10 ari, ju duhet t’i mbillni 330 fidane të certifikuara të boronicës.

Ju lutem, për informata shtesë mos hezitoni të na kontaktoni përmes platfomës “Pyesni Ekspertin” https://agroportal-ks.com/pyetje-dhe-pergjigje/

Scroll to Top