Aplikimi i dronëve në bujqësi

Kalimet nga një bujqësi tradicionale në moderne po paraqesin kthesën kryesore të zhvillimeve të kohëve të fundit. Bazuar nga të dhënat më të reja, konsumi i përgjithshëm njerëzor do të rritet për 69 për qind mes viteve 2010-2050. Kjo rritje do të jetë rezultat i shtimit të popullsisë nga 7 në 9 miliardë deri më 2050.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), bujqësia duhet të revolucionarizohet në atë mënyrë që kërkesat për ushqim të plotësohen me anë të një menaxhimi për një prodhimtari më të lartë. Gjithashtu, prodhimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të mos shkaktojë ndotje mjedisore.

Droni  është një robot fluturues, i cili mund të kontrollohet nga distanca ose mund të fluturojë në mënyrë automatike.

Fluturaket ajrore pa pilot (AAP), të njohura ndryshe me emrin dron, kanë qenë të pranishme në tregjet komerciale që nga vitet 1980. Sot, përdorimi i dronëve ka një zgjerim mjaft të madh të aplikimit në industri të ndryshme.  Sipas një analize nga PwC, vlera e dronëve që përdoren për kryerjen e shërbimeve të ndryshme në të gjithat industritë kalon shifrën prej 127 miliardë dollarësh amerikanë. Ndërsa vetëm në bujqësi, ajo kap një vlerë prej 32,4 miliardë dollarësh.

Gjashtë mënyrat e përdorimit të dronëve (fluturakeve) në bujqësi

Dronët do ta transformojnë thellësisht bujqësinë, duke mundësuar planifikim dhe strategji bazuar në të dhëna reale e që mund të përpunohen. Ka gjashtë mënyra të aplikimit të dronëve në bujqësi:

  1. Analizimi i tokës dhe fushës: Dronët mund të përdoren në përpilimin e hartave tredimensionale, të cilat shërbejnë mjaft mirë për planifikimin e mbjelljes. Pas mbjelljes, dronët mund analizojnë tokën karshi (përballë) kërkesave për ujitje si dhe nivelit të azotit.
  2. Mbjellja: Kompani të ndryshme kanë krijuar dronë të cilët e bëjnë vetë mbjelljen e farës, duke ndikuar kështu në uljen e kostove për mbjellje deri në 85 për qind.
  3. Spërkatja: Duke përdorur sensorë të ultrazërit (ultrasonic echoing) si dhe laserë që hetojnë dritën, dronët mund ta rregullojnë lartësinë karshi relievit gjeografik dhe të parandalojnë përplasjen. Gjithashtu, dronët mund të skanojnë lirshëm dhe të spërkasin bimët me një precizitet të lartë sipas kërkesës së tyre. Rezultatet janë mahnitëse: parandalohet ndotja e ujërave nëntokësore dhe spërkatja mund të bëhet pesë herë më shpejt se me makineri tradicionale.
  4. Vëzhgimi: Një ndër pengesat kryesore në fermat me sipërfaqe të mëdha është vëzhgimi i prodhimtarisë. Për këtë, një monitorim sa më adekuat ndaj dëmtimeve nga faktorë të jashtëm është shumë i rëndësishëm dhe kjo shumë lehtë mund të bëhet me dronë.
  5. Ujitja: Duke përdorur sensorë të llojeve të ndryshme, dronët mund të identifikojnë pjesë të tokës të cilat janë tharë apo kanë nevojë për përmirësim. Si pjesë shtesë e kësaj mund të llogaritet edhe treguesi i masës gjethore, që pasqyron shëndetin e bimës dhe energjinë që ajo bimë lëshon.
  6. Shëndeti i bimës: Në bujqësi është shumë e rëndësishme të parandalohen sëmundjet sesa të shërohen Duke skanuar bimët përmes sensorëve me rreze infra të kuqe, dronët identifikojnë bimët që shfaqin simptoma të padëshirueshme. Po ashtu, mund ta përcjellin rregullisht shëndetin e bimës. Kështu, fermerët mund të zbatojnë mbrojtje më të saktë  dhe ta dokumentojnë problemin nëse kanë sigurime mbrojtëse.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI