Anketë mbi ndikimin e COVID-19 në ndërmarrjet në Kosovë

Për të matur ndikimin që masat kufizuese kundër përhapjes së pandemisë COVID19 kanë pasur në sektorin privat, pesë organizata që përfaqësojnë interesat e biznesit, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kanë kryer një anketë të përbashkët, rezultatet e së cilës janë shpërndarë sot tek institucionet e Republikës së Kosovës dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Sipas kësaj ankete, të dhënat e të cilës janë analizuar nga Recura Financials, dhe e cila është kryer me 462 biznese në fillim të muajit prill rezulton se rreth 95% e ndërmarrjeve të anketuara e vlerësojnë krizën e COVID-19 si negative, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre e vlerësojnë si shumë negative. Përqindje po aq e lartë është gjetur edhe në vlerësimin e rënies së shitjeve, ku mbi 92% e bizneseve kanë deklaruar se kanë përjetuar zvogëlim të shitjeve si pasojë e masave kufizuese, prej të cilëve rreth 48% kanë raportuar rënie më madhe se 75%, derisa çereku i të anketuarve ka raportuar zvogëlim të shitjeve në normën mbi 50%.

Për shiquar studimin e plotë, ju lutem klikoni në linkun mëtutje. Studim i Odave – Ndikimi i COVID-19 në ndërmarrjet në Kosovë

Shiqo PDF